
Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Lidi Delia, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, i cili foli rreth rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Edhe pse nuk qëndroi gjatë brenda këtij formati, Lidi bëri një analizë të lojës së banorëve dhe komentoi videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV3.
Përsa i përket hyrjes së tij me vonesë në lojë dhe rolit që iu dha si vëllai i Heidi Bacit, i pyetur nëse e cilëson si avantazh apo jo, Lidi u shpreh:
“Unë e vlerësova shumë si lojë, si avantazh, si gjithçka e shijova dhe non-stop, i thoja Heidit që jam shumë kurioz ta shikojmë ditën e shtunë. Një moment ishte fati im i keq për pjesën tjetër, sepse u rikthye Meritoni, u rikthye Egla dhe pastaj ishte ‘ku e lamë?’.
Deri në këtë pikë të lojës sipas tij, kush e ka arritur pa meritë këtë rrugëtim?
Nga ata nuk më ka pëlqyer fare Roza. Është non-stop në një rol pa lidhje. Është nëpër shtëpi si ato pulat e vogla me kurdisje.
Ndërkohë kujtojmë se ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Lini një Përgjigje