TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2023, 10:32

Ledio Lako: Babain për pak e humba nga Covidi, tani më kërkojnë nuse se s’bën

Shkruar nga Pamfleti

Ledio Lako: Babain për pak e humba nga Covidi, tani më

Gjatë emisionit “S’e luan topi” aktori i dashur i Portokalli Ledio Lako, rrëfeu historinë e trishtë që kaluan gjatë Covid-it me të atin, i cili ishte në rrezik për jetën.

Ai u shpreh se për shkak të virusit, i ati u bë shumë keq me shëndetin, aq sa rrezikonte edhe jetën. Ledio zbuloi se i bëri një telefonatë gjatë kohës kur ishte në spital, duke iu lutur që të mos ndahej nga jeta.

“Me thënë të drejtën mendova se e humba. Mjekët më thanë që ‘është në dorë të Zotit’. Unë e çova me urgjencë në spital dhe atë ditë kisha shfaqje dhe i bëra një video i thashë “ të dua gjallë”.

Më tha vetëm “do mundohem”.

Ato ishin ditët më të vështira të jetës, dhe më vjen çudi me ata njerëzit që thoshin“ça Covid more”.

I thashë ‘mos vdis, mos na lër, unë do vazhdoj zanatin’.

Ik pa merak se do ia dal, më tha.”- tha Ledio Lako.

Aktori tregoi se tashmë i ati fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana tjetër karriera do përkushtim dhe kohë, duke bërë që shumë gjëra të mbeten pas dore. Ai ka treguar se është “në kërkim” të një partnereje.

Teksa nëna dhe babi nuk e lënë rehat duke i kërkuar një nuse në shtëpi edhe vetë Ledio është shprehur se tashmë ka ardhur momenti.

“Ngacmojnë the, unë nuk ha bukë moj, vë tapa tek veshët. Kishte blerë lëpjeta dhe bëri byrek dhe po më thoshte “ja të ta kishte bërë nusja, nuk do të të gatuaj unë se s’kam më fuqi. Më dhembin kockat.”- tha aktori.

ledio lako babai nuse

Lini një Përgjigje