TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2023, 10:15

Ish banorja e BBV rrëfen për braktisjen nga babai: E kam kërkuar, por nuk e gjej

Shkruar nga Pamfleti

Ish banorja e BBV rrëfen për braktisjen nga babai: E kam kërkuar,

Fotini Derxho, është banorja e “Big Brother” e cila e ka provuar 2 herë këtë eksperiencë në Shqipëri. Një herë fituese dhe ish-banore e Big Brother VIP 2, ajo ka treguar në “S’e luan topin”, pak nga jeta e saj, që nga fëmijëria e deri më sot.

Ajo i ka dërguar një mesazh të ndjerë babait të saj, i cili vite më parë i ka braktisur. Fotini i ka kërkuar të atit që të mund të ritakoheshin dhe të rregullonin raportet.

“Unë jam prapë edhe do jem e hapur gjithmonë sepse unë jam vajza e tij. Nëse ndryshojnë gjërat dhe me kalimin ee kohës krijojmë një raport të denjë unë jam këtu, kam gjakun e tij.

U bënë disa vite që s’kam patur asnjë raport me babain. Unë kam bërë disa tentativa, e kam kërkuar ta gjej dhe ta takoj, por nuk e kam gjetur.

Unë babait do t’i thosha që jam rritur dhe tani i kuptoj mirë gjërat. Nuk mbaj inat në zemër. Në çdo moment që ai është i gatshëm për të krijuar një raport të mirëfilltë, unë jam e hapur.”– tha Fotini.

fotini derxho babai braktisje

Lini një Përgjigje