TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Korrik 2023, 17:52

Eneda Tarifa konfirmon lidhjen me basketbollistin e kombëtares shqiptare, destinacioni i zgjedhur për pushimet verore (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Eneda Tarifa konfirmon lidhjen me basketbollistin e kombëtares shqiptare,

Basketbollisti Gent Lasku dhe Eneda Tarifa kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një foto krah sportisit në Instagram, teksa shijojnë pushimet së bashku.

Në foto, ata pozojnë të shtrirë në shezlong dhe të përqafuar me njëri-tjetrin. Santorini është destinacioni që çifti kanë zgjedhur për të shijuar pushimet e verës.

Gent Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private.

Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

gent lasku basketbollisti i tiranës dhe kombëtares shqiptare eneda tarifa këngëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje