
Me hyrjen e Kiara Titos në Big Brother Vip Albania 2, ‘doli në skenë’ edhe Ron Koka, pasi poshtë e lartë flitej për një lidhje mes të dyve.
Edhe pse asnjëri nuk e pranoi, përveç informacioneve që dilnin nga njerëz pranë ish-çiftit, edhe faktet në rrjetet sociale tregonin të kundërtën, pasi të dy kishin kaluar pushime luksoze në Mykonos.
Por me sa duket, Ron Koka, nipi i Lefter Kokës e ka hedhur pas krahëve historinë me Kiarën dhe ka nisur një marrëdhënie të re, me motrën e një ish-banoreje të BBV1.
Bëhet fjalë për Ditea Berishën, motrën e blogeres Sarah Berisha.
Në një intervistë për “pushime on top”, Ditea la të kuptohet se po shoqërohet me Ronin dhe e pyetur nga gazetarja nëse është single apo në një marrëdhënie u përgjigj shkurt: Jam e lumtur!
Gazetarja: Më duket kjo varësja shumë e njohur. Ku e kam parë këtë varësen?
Ditea: Nuk e di, ku mendon se mund ta kesh parë? (qesh)
Gazetarja: Më duket Ron Koka…
Ditea: Më duket se po (qesh)
Gazetarja: Të shkon shumë, një varëse që të kompleton outfitin që ke veshur sot.
Ditea: Po mendoj se po, prandaj e vendosa.
Gazetarja: Meqë po flasim për çunat, kush është çuni më i bukur për ty në showbizzin shqiptar?
Ditea: Po tani…meqë e përmendëm..po Roni mo Roni…
Gazetarja: A je single?
Ditea: Jam e lumtur.
Në fund e pyetur nga gazetarja se kush e shoqëronte në plazh, Ditea u përgjigj pa hezitim se ishte me Ronin.

Lini një Përgjigje