
Aktorja e famshme Goldie Hawn dhe partnerin e saj Kurt Russell kanë 40 vite të lidhur bashkë dhe kjo është një ndër historitë më të bukura të dashurisë, por çuditërisht çifti nuk është martuar.
Fituesja e çmimit ‘Oscar’ së fundmi ka treguar më shumë për marrëdhënien me Kurt, teksa rrëfeu arsyen se pse ata kanë zgjedhur të mos martohen.
“Kur nuk funksionon, përfundon në biznes të madh. Është gjithmonë e shëmtuar. Dikush duhet të hedhë një sy dhe të thotë: Sa divorce ju bëjnë të urreni një person më shumë se më parë? Sa divorce i kanë lënduar fëmijët?’”, u shpreh aktorja.
Ndërsa vazhdoi: “Më pëlqen ideja që mund të zgjohem në mëngjes dhe të marr vendime çdo ditë nëse dua të jem këtu apo jo. Dua të them se marrëdhëniet martesore janë të vështira. Ka shumë pengesa që një çift i martuar duhet të kalojë. Ka gjëra në të cilat ne besojmë, gjëra në të cilat nuk besojmë, ne biem dakord.”
Ndër të tjera ajo gjithashtu tha se të qëndrosh e pavarur është shumë e rëndësishme.
“Kështu që unë mendoj se në fund të fundit të qëndrosh e pavarur me të menduarit e pavarur është e rëndësishme, kështu që ju mund të mbani veten dhe në fakt mund ta keni atë ndjenjë.”– tha aktorja.
Pavarësisht se dyshja nuk u martuan kurrë, Hawn dhe Russell në vitin 1986 sollën në jetë djalin e tyre, të cilin çifti e quajti Wyatt Russell.
Lini një Përgjigje