
Ferma Vip 2 nisi dhe konkurentët duket se janë akomoduar mirë. Ardhja e Luanës në vend të Fjoralba Ponarit u shoqërua edhe me largimin e producentes Holta Daku, por thuhet se kjo e fundit i dha përparësi fëmijëve dhe jo spektaklit që ngriti me duart e saj.
Vonë mësuam se kontrata e Luanës kushton jo më pak se 300 mijë euro dhe kjo për tre muaj. Duket se Vjollca ka ditur të ‘shesë’ veten, duke fituar 100 mijë euro në muaj nga Ferma Vip.
Me këtë shifër ajo ka kaluar edhe ‘babëzinë’ e Arbanës, e cila u pagua 100 mijë euro për gjithë sezonin e Big Brother, por pretendonte edhe përqindje nga klikimet.
Në hapjen e madhe, edhe pse premtonte argëtim dhe nuk i interesonin formatet e ngjashme në ekranet e tjera, Luana foli gjerë e gjatë për konkurencën, por e përmbylli me frazën: Jam në garë me veten.
Ndërsa ka nevojë edhe për një sqarim të vogël: meqë kujton se fjala ‘të thyejmë këmbën’ është shprehje e urtë popullore shqiptare…rri e qetë se është e huazuar nga italishtja.
Topat e fillers-ave që krijoheshin në fytyrën e Luanës apo rudhat poshtë syve nuk kaluan pa u vënë re tek publiku, i cili në të tilla raste ka një ‘lupë’ shumë të madhe.
Kjo gjë është bërë edhe ‘molla e sherrit’ mes saj dhe drejtorit të ndriçimit.
P.S. Ky është një shkrim i Pamfleti, kushdo që e ripublikon, duhet të na citojë!

Lini një Përgjigje