TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Prill 2025, 11:11

Gjesti kërcënon, Gerta akuzon dhe Egli i vë kusht; si do u përgjigjet produksioni nesër banorëve të pakënaqur?

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti kërcënon, Gerta akuzon dhe Egli i vë kusht; si do u

Teksa Big Brother është drejt fundit dhe durimi i banorëve gjithashtu, duket se këta të fundit kanë nisur të shprehin edhe pakënaqësitë e veta ndaj produksionit, aq sa mendojnë se po u bëhet hile.

I pari që ka folur, madje edhe duke kërcënuar, ishte Gjesti. Banorit duket se i ka ngelur hatri për gjithë situatat që janë krijuar, teksa ka bërë një paralajmërim.

Ndërsa po fliste në dhomë të gjumit me Danjën dhe Eglin, ai paralajmëroi produksionin.

Këngëtari pejan tha se do ta lë lojën të martën pasi po e ndjen se po i mbarohet një ‘kulaç’.

“Po të tregoj, dini njerëz që është duke më mbaruar kulaçi njëjtë, mbani në mend njerëz. Po më vjen të qaj, unë do ta lë lojën. Unë do ta lë lojën të martën, mbani në mend. Më nuk duroj asgjë”, u shpreh ai.

Më tej tha: “E kam një parandjenjë që është duke më mbaruar kulaçi keq, jo babë e kam dhënë shpirtin pas kësaj loje, do ta ndez gjithë vendin. Katër veta me zarf të zi, çfarë ka bërë Rozana Radi këtu, kë e ka larguar, askënd. Jo, nuk ka padrejtësi. Keni me pa. Si të fle në gjumë. Unë qeshi, janë shumë gjëra njëmend”.

Nga ana tjetër, Egli kishte një kusht, madje arritjen në finale e quante kusht dhe jo një dëshirë. Por mbi të gjitha Laerti nuk duhej të ishte pjesë e finalistëve: “Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë”, u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë, është një kusht. Nëse shpallet Laerti finalist të martën, le shtëpinë

Ndërsa Gerta doli me akuza konkrete. Gjatë një bisede, ajo po thoshte se publiku është me të, por ç’e do që produksioni është me Rozanën. Këtë e thoshte, duke u nisur nga momenti kur të dyja banoret ishin ‘kokë më kokë’ se cila do të dilte më e preferuar nga publiku: Publiku është me mua, thërrisnin emrin tim. Produksioni nxorri fituese Rozanën.

Gjendur para banorëve të tensionuar, që në momentet e fundit janë gati të bëjnë gjithçka, nuk dihet se çfarë masash do marrë produksioni prime-n e nesërm. Mbetet për t’u parë! /Pamfleti

gjesti egli gerta

Lini një Përgjigje