
Big Basta u përfol më herët se ishte ‘në telashe’ me të shoqen, këngëtaren Vesa Luma, pasi kjo e fundit nuk dëshironte që ai të ishte një fermer në Ferma Vip.
Këngëtarja e njohur nuk ka bërë asnjë postim për të, e madje edhe në hyrje ai përshëndeti vetëm djalin e tyre, nuk përmendi fare emrin e Vesës. Edhe gjatë qëndrimit në Fermë, Big Basta përshëndeti dhe puthi nga ekrani të birin, por sërish asnjë fjalë për bashkëshorten, edhe pse vallëzonte nën ritmet e këngës së saj.
Sidoqoftë, në një bisedë së fundmi me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd.
Mes bisedës, Big Basta tha se është shumë i dashuruar në Vesën, gjë që mori vëmendje në rrjete sociale.
“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare ç’ka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël”, u shpreh ai. Vesa nga ana tjetër nuk ka bërë akoma ndonjë reagim mbi raportin mes tyre.
Lini një Përgjigje