
Monologu i Arbanës në Tv Klan, ku shpjegonte se u detyrua të largohej nga drejtimi i Big Brother sepse u lodh (kur në fakt e dinë të gjithë që thjesht kishte shumë oreks për sa më shumë para), u pasua nga përgjigja e Ledion Liços se ‘gënjen veten’, pasi të gjithë thuajse e dinë arsyen e vërtetë të largimit të saj nga TCH.
Por nuk ka mbetur pa komentuar as Dalina Buzi, e cila nga makina e saj, brenda në garazhd, thotë: “Ore se po shihja atë monologun e Arbanës. Kjo goca ka nja tre vjet, bashkë me Ledionin, që vetëm flet dhe merret me Big Brother-n dhe ikjen e saj nga Big Brother. E tha tek Mira, nuk e di ku e ka thënë tjetër, tani e bëri monolog pas tre vjetësh. Vazhdon filmi i Big Brother-it. Ndërkohë kjo goca, nuk është mirë se nuk ka mundësi, ka një lokal këtu që sapo e ka hapur tek Liqeni dhe ka punë plot çdo ditë, ka një lokal tek Piramida që e ka plot, një në Shkodër, një në Prishtinë e ku ta di unë. Pra kjo ka ndërtuar një brand, ka një brend që nesër mund ta shesë. Mund t’ia dhjesë të gjithë zerove që ka marrë nga Big Brother-i dhjetë-fish dhe vazhdon e shpjegohet pse iku nga Big Brother. S’është normale. Rri o krenohu me atë super biznes, ke brand-in tënd, shet emri jot. Ishte plot. Lokali ngjitur bosh, ky plot. Rri duke u marrë me Big Brother-in ka tre vjet, sikur me qenë Vatikani”, përfundon Dalina nga makina e saj, madje brenda në garazh. /Pamfleti
Lini një Përgjigje