TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Prill 2026, 11:07

“Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen humbjen tragjike të të fejuarit: Shtrëngoja dhëmbët që të mos qaja

Shkruar nga Pamfleti
“Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela
Juela Nikolli

Juela Nikolli, ish-banore e “Big Brother VIP 5”, ka ndarë publikisht historinë e saj të dhimbshme, duke kujtuar humbjen e të fejuarit disa vite më parë, i cili u vra në oborrin e shtëpisë së tij bashkë me motrën.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se partneri i saj, i ndarë nga jeta në vitin 2020, ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj dhe se kishin planifikuar martesën po atë vit.

“Në moshën 22-vjeçare njoha dashurinë e jetës sime. Kur flas për këtë histori, flas gjithmonë me shumë mirënjohje dhe dashurinë e madhe që ai më ka lënë. Ishte një tip shumë shakaxhi, fliste shumë. Flas për këtë dashuri të madhe që pata fatin ta njihja dhe fatin e keq që ta humbja. Babi im e donte pafund. Dhe ai e donte shumë familjen time. Ishte shpirti im binjak. Janë disa gjëra që i kupton direkt. Ai më mësoi ta doja veten më shumë se të tjerët.

Më mësoi faktin që kurrë nuk duhet të dorëzohem në jetë. Ishte bërë si një idhull. Më thoshte që do të ishte mbështetja ime më e madhe. Ne kishim për të bërë martesën në 2020, një dasmë madhështore. Ka qenë çdo gjë gati, pastaj unë, kur e mendoj, nuk dua të mendoj për momentin tragjik kur e kam humbur. Dua të mendoj për të gjitha të mirat”, rrëfehet Juela.

Ajo ndau edhe momentin kur mori lajmin e rëndë, teksa ishte duke u kthyer në Shqipëri, duke e përshkruar si një nga përjetimet më të vështira të jetës së saj.

“Kur kam qenë duke ardhur në Shqipëri, kur mora lajmin, doja shumë që, kur të zbrisja, kjo të ishte një ëndërr. Mbaj mend që nuk kam qarë apo ulëritur. E mbajta veten sepse nuk do doja kurrë që ai të mendonte që unë po shkatërrohesha në ato momente. E kam bërë sepse e dija që shpirti i tij ishte aty afër me mua. E ndjeja. E bëra vetëm për Ledin. Edhe të afërmit e tij më kanë qëndruar afër. Më dridheshin gjunjët. Gjithë dhimbjen e kisha në trup. Nuk flisja, kisha shtrënguar dhëmbët, e bëja mos të bërtisja”, tha ajo.

Lini një Përgjigje