
Në klipin përmbledhës të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”, Selin ka zbuluar arsyen pse vendosi të vazhdojë garën, edhe pse nëna e saj i kishte kërkuar të largohej.
Ajo u shpreh se takimi me të ëmën nuk shkoi sipas pritshmërive të saj dhe se vendimi për të qëndruar në lojë erdhi nga dëshira për ta përfunduar atë që kishte nisur.
“Takimi me mamin ishte një nga momentet më të lumtura për mua, por nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar. Vendimi për të vazhduar garën erdhi nga dëshira për ta çuar deri në fund këtë rrugëtim dhe për ta përmbyllur luftën time personale”, tha Selin.
Ajo shtoi se, nëse ky vendim ka lënduar nënën e saj, shpreson që ajo ta mirëkuptojë.
“Nëse ky vendim e ka lënduar sadopak mamin tim, shpresoj të më mirëkuptojë. Dëshira ime e vetme ka qenë të bashkoj familjen time”, përfundoi finalistja.
Lini një Përgjigje