TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Mars 2023, 11:48

Kiara nuk duron dot gërhitjen e Luizit, Olta: E le që natën e dytë?

Shkruar nga Pamfleti

Kiara nuk duron dot gërhitjen e Luizit, Olta: E le që natën e

Nata e dytë në suitë, u shoqërua sërish me momente romantike mes çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, të cilët prej të shtunës mbrëma janë të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Gjatë qëndrimit të tyre në suitë, në këtë natë të dytë, nuk munguan bisedat, lojërat, batutat, të qeshurat, puthjet dhe përqafimet. Por duket se moderatorja nuk e ka duruar dot gërhitjen e këngëtarit dhe ka shkuar të flejë në shtratin e saj.

Teksa po shtrihej, Olta Gixhari i tha “çfarë është ky divorc? Natën e dytë e le?”.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është nata e fundit që ata të dy do flenë në suitë, pasi qëndrimin e aty e kishin vetëm për 3 net.

Ishte Kiara ajo që i kërkoi Vëllait të Madh si dëshirë një suitë për të dhe partnerin e saj. Dëshira e saj u plotësua, pasi ajo ishte një nga fitueset e lojës së imitimeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

divorc kiara luiz

Lini një Përgjigje