TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Mars 2023, 11:00

Ilir Shaqiri ‘tenton fatin’ në një reality show italian, do jetë pjesë e ‘L’Isola dei famosi’

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Shaqiri ‘tenton fatin’ në një reality show italian,

Ilir Shaqiri do e sfidojë sërish veten në një tjetër reality show. Ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, na zbuloi se do ta shohim sërish në një reality show.

Iliri tregoi se do jetë pjesë e “Isola dei famosi”. Balerini i njohur do të sfidojë veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.

Kujtojmë se balerini doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh sfide. Banori me të cilin u përball në finale, ishte aktori Donald Veshaj, që po ashtu si Luizi, ishte një ndër më të përfolurit.

ilir shaqiri l'isola dei famosi

Lini një Përgjigje