TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Mars 2023, 09:50

‘Je droga e vetme që do konsumoja’, Gerti dhe Lorenci flirtojnë me Jorin

Shkruar nga Pamfleti

‘Je droga e vetme që do konsumoja’, Gerti dhe Lorenci

Flirtimet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ po nisin të evolojnë. Dy banorët e rinj të shtëpisë, Gerti dhe Lorenci, ngacmuan ditën e djeshme, Jorin. Kjo e fundit u shpreh se është kundër çdo lloj droge e se nuk i pëlqen që ta konsumojë, pavarësisht se pëlqehet shumë në lokalet e natës.

Dy banorët, me lojëra fjalësh hodhën ‘grepin’ e tyre. Lorenci ishte ai i cili tha se do e marrë për nuse e më tej shtoi se Jori është energjike vetë. Nga ana tjetër, Gerti, si më i qetë vijoi duke thënë se modelja është si ‘drogë’.

E gjetur mes dy zjarreve, Jori, me tipin e saj lozonjar diti sesi ta përballonte këtë situate:

Jori: Unë jam kundër çdo lloj droge dhe ato që pëlqehen shumë në ambientet e natës.

Lorenci: Prandaj dua të të marr për nuse.

Gerti: Ty të pëlqen vetëm çaji jeshil.

Lorenci: Nuk ka nevojë për drogë kjo, shi si është energjike vetë.

Gerti: Jori është drogë vetë.

Lorenci: E vetmja drogë që mund të konsumoja mund të ishte Jori.

Lori: Unë me të vërtetë jam kundër, nuk kam provuar asnjëherë asnjë lloj droge.

Gerti: Vetëm çaj jeshil. Nuk të pëlqen ëë, në Itali e pinë shumë çajin.

Jori: Unë nuk pi, nuk dua. Unë nuk pi cigare, e jo më çaj.

jori delli lorenci dhe gerti

Lini një Përgjigje