TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Mars 2023, 09:07

I dehur përtej normales, reperi i njohur kthehet në shqetësim për tifozët e stadiumit (video)

Shkruar nga Pamfleti

I dehur përtej normales, reperi i njohur kthehet në shqetësim

Reperi i njohur Tekashi 6ix9ine u nxor nga një stadium bejsbolli në Miami pasi piu shumë alkool dhe shkaktoi zhurmë.

“Ai ishte shumë i dehur dhe po bezdiste të ftuarit e tjerë”, tha një burim për ‘Pagesix’, duke konfirmuar se reperi  26 vjeçar, po shqetësonte të tjerët.

“Ishte i dehur, ishte jashtë kontrollit”, shton dëshmitari okular. “Kishte shumë familje atje dhe ai po i shqetësonte njerëzit.”

Tekashi, i cili është me origjinë meksikane, ishte në LoanDepot Park për ndeshjen e Meksikës kundër Puerto Rico për World Baseball Classic. Në një video të postuar në rrjetet sociale , reperi shihet duke u ngritur në këmbë dhe duke bllokuar shikimin e fansave të tjerë teksa valëviste flamurin e tij të madh dhe tërhiqte rrjetën.

Ai gjithashtu dukej se po humbiste ekuilibrin nga pirja e tepërt. Në një moment, rojet e sigurisë u panë duke i kërkuar Tekashit të largohej, ndërsa dy nga miqtë e tij u përpoqën të ndërhynin.

Reperi u largua nga stadiumi, ndërsa ende valëviste flamurin e tij të madh dhe përshëndeti fansat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ONLY in DADE (@onlyindade)

i dehur tekashi 6ix9ine

Lini një Përgjigje