
Luiz Ejlli është padyshim banori më i spikatur në këtë edicion të Big Brother Vip. Ai ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra shikuesve të cilët çdo ditë nuk ngurojnë të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin dhe duket se TCH këtë po e shfrytëzon në maksimum. Madje edhe hapja e aplikacionit ‘Big Love’ është një mënyrë shumë e mirë për të përfituar nga dashamirësia e fansave që paguajnë 120 euro për një kurorë.
Luizi është kthyer në një fenomen dhe dhuratat e ardhura nga biznese për banorin janë të shumta.
Ndërkohë, së fundmi, një familjar i tij, kunati, Sokol Tahiri ka njoftuar se është hapur një Gofundme për të, i cili do të menaxhohet nga familjarët e Luizit.
“Mbas kërkesave të shumta dashamirëse që kemi marrë nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë gofoundme për Luizin që menaxhohet nga në familjarët e tij. Ky është i vetmi gofoundme për Luzin”, ka shkruar ai. Nuk dihet ende se me çfarë motivacioni është hapur ky “Gofundme”, nëse Luizi ka probleme financiare, shëndetësore, apo familjarët kanë menduar që është më mirë të vjelin sa më shumë para për vete sesa për produksionin?!
Vlen të theksohet se kjo adresë e kunatit të Luizit, Sokol Tahirit, është shpërndarë edhe në faqen e këngëtarit nga menaxhuesit e faqes së tij.

Lini një Përgjigje