
Fituesi i “Big Brother Vip 2” Luiz Ejlli shpesh herë ka bërë qendër të debateve brenda BBV, emisionin e shumëpërfolur Për’Puthen. Kjo për faktin se ish-banorit nuk i ka pëlqyer formati televiziv.
Më herët, ai përmendi vajzat që ishin në këtë emision duke thënë se nuk e pëlqente faktin që ato dilnin dhe njihnin disa djem njëkohësisht.
Por ditën e sotme, ai është bërë pjesë e këtij programi si opinionist duke kundërshtuar deklaratën e tij.
Ai arriti të bëjë bashkë dy nga personazhet e Për’Puthen Brikendën dhe Artjonin, të cilët dalin sot si çift nga programi.
Njëkohësisht, Luizi insistoi që dyshja të shkëmbenin një puthje mes tyre dhe ia arriti qëllimit.
Në një nga mesazhet e ndjekësve të Për’Puthen thuhej: “Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështyn”.
Luizi iu përgjigj duke i thënë se: “Që kur kam shkelur në atë shtëpi kam thënë do luaj dhe kam luajtur shumë. Nuk jam krenar për shumë gjëra aty brenda, kam mërzitur edhe familjarë të konkurrentëve dhe për këtë koment unë prap e them po të futem në Big Brother dhe të kem Brikendën aty konkurrente nëse mua më leverdis prap do ia përmend, për ta vënë në vështirësi”.
Lini një Përgjigje