
Duke qenë se Olsa Muhametit po ‘i dështon me sukses’ emisioni i nisur me shumë bujë ‘Për’puthen’, ka gjetur një mënyrë për të rifituar audiencën. Kjo e fundit u lodh nga skenarët dhe mashtrimet e autores së programit dhe e braktisi formatin. Nga ana tjetër nuk kemi parë asnjë çift të përfundojë i lidhur nga ai emision.
E duke qenë se nuk e sheh më njeri, Olsa ka ftuar Luiz Ejllin të marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme.
Në një video të publikuar, ish-fituesi i Big Brother Albania Vip 2,shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.
“Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora: Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa ç’do bëhet sot në “Për’puthen”, nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë, isha mirë!”, u shpreh Luizi.
Me siguri puntata është filmuar më herët, pasi këngëtari është në SHBA, për të performuar për shqiptarët e Amerikës.
Dihet se brenda shtëpisë së “Big Brother”, gjatë një debati me Efi Dhedhes, Luizi e ka kritikuar këtë emision, ku u shpreh se nuk do lejonte që motra e tij të futej në një emision të tillë.
Kuptohet që marrëdhënia me ‘Për’puthen’ dhe Olsa Muhametin, e cila është autorja që ‘e ka qarë me lot’ atë emision, ka ndryshuar. Kjo, pasi Kiarës iu besua ‘Kepi i Tundimeve’, që për nga ‘morali’ është skandal krahasuar me ‘Për’puthen’. Madje, dyshuam që Luizi nuk do ishte dakord që Kiara të prezantonte atë lloj formati, që është shumë herë më keq se ‘Për’puthen’.
Por, kuptohet, gjërat kanë ndryshuar dhe bashkë me to edhe mendimi i Luizit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje