
Sa ishte jashtë shtëpisë së Big Brother, Jozi tregonte mbështetje të madhe për Loredanën, aq sa e quajti edhe Luaneshë që hijenat nuk e linin të qetë. Madje, Jozi bëri edhe një video në Instagram për të treguar të vërtetën e montazhit që i serviri produksioni Lorit, por e gjitha kjo paska qenë pa dobi.
Që Jozi e kishte të gjithën lojë, u pa që kur qarkullonte pa unazën e martesës, të cilën e ‘harronte shpesh’. Por me rifutjen e tij në shtëpi, teksa Lori ka tentuar të sqarohet me Jozin, ky i fundit është sjellë ftohtë dhe i ka kërkuar të mos e prekë.
Ndërkohë banorja duke parë sjelljen e tij i shprehet: Paske ardhur me skenar këtu brenda. Do të luash mbi kokën time prapë, por nuk ta lejoj.
Teka bisedonte me Aldon, Amberin dhe Gertën, Jozi shprehu pakënaqësi edhe për Valbonën, e cila ‘u shkri në vaj’ kur Jozi doli nga shtëpia. Këngëtari tha se kishte rezerva me të, pasi nuk qe ajo që të dilte ta merrte për ta futur në shtëpi.
Lini një Përgjigje