
Rikthimi në shtëpinë e Big Brother i tre banorëve: G Bani, Amber dhe Jozi solli edhe përplasjet e radhës.
Që në hyrjen e tyre brenda, G Bani dhe Jozi dukeshin të distancuar nga banorët e tjerë. Ndërsa Amber i bëri pyetjen “1 milionë dollarëshe” Laertit: Pse jeni çmendur kështu?
E përgjigja e aktorit ishte: U bëmë shumë ditë.
Por më vonë, Amber kishte një përplasje me G Banin, e ky i fundit i tha asaj se ‘e la lojën pasi i kishte thënë Gjesti për ta dërguar të punojë në një strip club’:
“U dorëzove për goditjen nën brez sepse të tha Gjesti hajde të të marr të punosh në një strip club” dhe ike se the “si do të dukem jashtë”, tha ai.
E Amber nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk i trembem fare. Publiku ka dashur të më rikthejë sërish”.
Mesa duket debatet do të jenë të ashpra edhe mes tre banorëve që sapo u rikthyen.
Por, a ishte e drejtë që Jozi dhe G Bani, dy banorë të eliminuar me Zarf të Zi për shkak të sjelljes së papërshtatshme, të ishin kandidatë potencialë për t’u rikthyer në lojë? A duhet të ketë më shumë vlerë Zarfi i Zi, apo është aty vetëm sa për të ‘kërcënuar me shpatë letre’?
Lini një Përgjigje