
Në Prime-n e mbrëmshëm të Big Brother, dukej një ‘pakt i heshtur’ mes banorëve për të sulmuar Laertin. Si pretekst u gjet darka që ky i fundit realizoi me Olën. Fakti që ai nuk i vërdalliset më Valbonës, u pa si diçka e keqe nga banorët, ndërkohë që u nxorrën ‘nga sënduqet’ edhe disa vështrime të aktorit, të cilat u interpretuan si ‘shikime maniake’.
Regjisori që nuk kishte folur për kaq muaj, Aldo, mbrëmë ‘e zhveshi shpatën për situatën’ dhe iu kundërvu Laertit, duke e quajtur ‘dhelpër’, që ndodhet aty për të pastruar imazhin e tij, duke qenë se dikur ka patur probleme me varësitë.
Aldo: Ti je një dhelpër. Ke ardhur këtu të pastrosh imazhin, lufta me njëri tjetrin nuk bëhet fake. Ti ke pasur një histori super fake, t’i japësh dorën Valbonës që të ka mbajtur 2 muaj, përplasjet me G Banin i ke pasur nga ajo, të s’të ngacmon njeri se ti e mban mirë me të gjithë, mbrëmë i the asaj, historia jote ka nisur nga një inskenim, ajo tha unë jam nusja, ti je burri dhe djali ynë Klajdi, marrëdhënia juaj nisi me inskenim dhe kështu do të niste edhe marrëdhënia jote me Livian.
Vetë Livia, e pranishme në studio, mohoi të ketë parë ndonjëherë sjellje apo vështrime provokuese nga ana e Laertit. Ndërsa ky i fundit, tejet i prekur, hodhi hipotezën se i gjithë ky sulm (i cili u mbështet nga Egli, që nxori ca histori me ‘të nxira nëpër trup), bëhet sepse e shohin që Laerti nuk është nominuar asnjëherë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje