TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Shtator 2025, 17:54

"Jam njeriu më me fat", Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në martesë

Shkruar nga Pamfleti

"Jam njeriu më me fat", Cindy Marina dhe Genar Topalli

Modelja dhe prezantuesja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Genar Topalli teksa ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri.

Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës, një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari.

Ai theksoi se është njeri me fat që ka gjetur Cindyn, teksa nuk harron të falënderoj të gjithë miqtë e familjarët që festuan për dashurinë e tyre.

“Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë, sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime. Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm. Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundon ai.

 

Lini një Përgjigje