TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Shtator 2024, 10:15

“Jam në depresion të rëndë”, Fero shqetëson opinionin publik: Po më bëjnë padrejtësi

Shkruar nga Pamfleti

“Jam në depresion të rëndë”, Fero shqetëson

Reperi Fero ka shqetësuar opinionin publik, teksa ditën e djeshme ka bërë një deklarata disi të papritur.

Ai thotë se është i shqetësuar dhe në depresion të rëndë, për shkak të problemeve ligjore që ka me Gjykatën e Gjilanit.

Për këtë, ai ka kërkuar nga mediat që ta kontaktojnë, mesa duket për të rrëfyer hallin e tij publikisht.

Më herët Fero është përballur me po këtë gjykatë, pasi është denoncuar për raste të dhunimeve personave të ndryshëm. Ai është përfolur edhe për dhunë ndaj ish-partneres, çka dyshohet si shkaku i ndarjes së tyre.

Fero, pak kohë më parë, deklaroi se ka hequr dorë nga muzika dhe është kthyer në besimtar mysliman të devotshëm.

“Jam në depresion të rëndë”, Fero shqetëson

fero depresion i thelle

Lini një Përgjigje