
Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo ku shkruhet “Së shpejti me një show humori të ri”.
Mirëpo, ai nuk ka zbuluar më shumë detaje, as emrin dhe as bashkëpuntorët që do ketë në këtë projekt. Ende nuk dihet se cilën logo televizioni do të mbajë shfaqja.
Kujtojmë se pak muaj më parë Agron Llakaj pësoi një humbje të madhe, atë të bashkëshortes. Por mesa duket ai po vijon karrierën dhe pasionin për humorin, përmes emisioneve të tilla.

Lini një Përgjigje