
Detaje të reja nga divorci i Chiara Ferragnit dhe Fedez. Sipas blogeres, arsyeja e ndarjes është tradhtia e ish-partnerit të saj.
Në një intervistë për ‘Striscia la Notizia’, ajo është pyetur për marrëdhënien e hapur me Fedez, dhe Chiara u përgjigj:
“Nuk kemi qenë kurrë një çift i hapur. Vetëm nëse çift i hapur quhet kur njëri tradhton dhe tjetri jo. Atëherë nuk e paskam ditur që isha në një marrëdhënie të tillë”.
Chiara mori çmimin e 1500-të Tapiro D’Oro. Çmimi iu dorëzua nga Valerio Staffelli gjatë episodit të 14 tetorit të ‘Striscia la Notizia’.
Lini një Përgjigje