TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Korrik 2023, 12:34

Ish-partneri i Rudina Dembacaj më në fund takohet me të bijën: Unë prita shumë gjatë për këtë ditë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-partneri i Rudina Dembacaj më në fund takohet me të

Duket se ka marrë fund pritja thuajse një vjeçare e ish-partnerit të Rudina Dembacajt, për t’u takuar më në fund me të bijën. Në profilin e tij të Instagramit, Varfaj postoi një video me vajzën e tij, të lindur nga martesa me aktoren e humorit dhe krahas saj shkroi: ‘Unë prita shumë gjatë për këtë ditë, kur më në fund unë dhe ti mund të takoheshim sërish. Momenti kur ne mund të shihnim në sytë e njëri-tjetrit. Momenti kur mund të përqafonim njëri-tjetrin aq fort. Momenti kur ne mund të ndjenim zemrat tona të rrihnin bashkë si një e vetme. Të dua pa fund Viktoria Varfaj.’

Kanë qenë të shpeshta apelet e Aleksit për të takuar të bijën, një e drejtë prindërore që sipas tij, i ishte mohuar nga ish-bashkëshortja. Çështja përfundoi në gjykatë dhe ai e akuzonte Rudinën për ‘rrëmbim personi’. Në postime të ndryshme, Varfaj shkruante ndër të tjera:

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”.

E pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale lidhur me këtë deklaratë të ish-bashkëshortit, Rudina është shprehur se kjo është diçka që s’do ta bëjë kurrë. Madje, Rudina betohej edhe për kokën e të bijës.

E rëndësishme është që tanimë babë e bijë janë bashkë!/ Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksander Varfaj (@aleksander_varfaj)

aleksander varfaj takim vajza

Lini një Përgjigje