TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2023, 13:28

Nuk e lë të bijën të takohet me të atin? Rudina Dembacaj jep variantin e saj të ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Nuk e lë të bijën të takohet me të atin? Rudina

Jo vetëm një herë! Kanë qenë të shumta në fakt herët që Aleksandër Varfaj, ish- partneri i Rudina Dembacajt, e akuzon këtë të fundit se e ka ndarë nga vajza e tyre.

Sipas disa statuseve të fundit të Aleksit, ai ka afro një vit që nuk e ka parë Viktorian dhe përgjegjëse për këtë është aktorja.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruante ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

E pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale lidhur me këtë deklaratë të ish-bashkëshortit, Rudina është shprehur se kjo është diçka që s’do ta bëjë kurrë. Madje, Rudina betohet edhe për kokën e të bijës.

Në një intervistë për  “S’e luan topi”, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.

“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le t’i prodhojë”,-u shpreh ajo.

rudina dembacaj variant ish bashkeshorti e bija

Lini një Përgjigje