
Ronaldo Sharka ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për finalistët e “Big Brother VIP 2”.
Ish-banori u shpreh se si finalist të katërt dëshiron që të jetë Krist Aliaj, pasi ai e meriton më shumë se Qetsor Ferrunaj dhe Nita Latifi.
Sipas tij, Dea Mishel e meritonte finalen, por nëse Olta Gixhari nuk do të ishte larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo nuk do ishte aty.
Ronaldo shtoi se edhe po të ishte Armaldo Kllogjeri në “Big Brother VIP”, Dea dhe Kristi nuk do ishin aty.
“Ky format ndonjëherë është edhe çështje fati. Dea dhe Kristi janë finalistë aksidentalisht”, tha gazetari i njohur.
“Me logjikë të pastër, si publik, Luizi sigurisht, Kiara, jo se dua t’i bëj qejfin, nuk është se ka bërë ndonjë lojë uau, por pesha që ka mbajtur ka qenë shumë e madhe. Si dhe për shkak të emocioneve që i ka dhuruar publikut”, tha gazetari i njohur.
Më pas Ronaldo shtoi se do donte që në finalen e madhe të ishin edhe Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri. Sipas tij, Maestro ishte një zbulim në këtë edicion të “Big Brother VIP”.
Lini një Përgjigje