
Shtatori do të sjellë personazhe të rinj në ekranin e TCH, edhe pse emrat janë të vjetër (në karrierë është fjala). Mësohet se emisioni i mëngjesit do prezantohet nga Alban Musa dhe në krah të tij do të jetë Julka Gramo.
Këngëtarja rikthehet në ekran pas shumë vitesh pauzë, pasi eksperienca e saj e fundit televizive ishte në RTSH, si një nga moderatoret e programit të pasdites asokohe.
“Në shtëpinë tonë” flitej se do të prezantohej nga Julka bashkë me Albanin, por në vend të saj u përzgjodh Anjeza Maja. Megjithatë në shtator Albanin dhe Julkën do t’i shohim bashkë nga e hëna në të premte.
Emisioni i mëngjesit në TCH është bërë si makinë që jepet me qira, pasi çdo sezon ndryshojnë prezantuesit. Herën e fundit ishte Blendi Salaj me dy bashkëprezantuese, por mesa duket nuk janë pëlqyer aq shumë, përderisa po ndryshojnë prapë personazhet.
Lini një Përgjigje