TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Shkurt 2025, 14:07

Inate të vjetra? Egli ia thotë në sy Gertës: Je shumë e paaftë, erdha në emisionin tënd se më detyroi producenti

Shkruar nga Pamfleti

Inate të vjetra? Egli ia thotë në sy Gertës: Je shumë e

Egli Tako ‘e ka mprehur shpatën për situatën’ dhe nuk po ‘kursen’ më askënd. Gjatë diskutimit me Gertën, nuk la fjalë pa i thënë përsa i përket bagazhit të saj profesional. Këngëtarja tha se Gerta është një moderator e paaftë dhe se në emisionin e saj e detyroi producenti të shkonte, sepse Egli nuk gëzonte aspak simpati për moderatoren.

Ajo madje theksoi se donte të çohej fare dhe ta linte përgjysmë intervistë.

“Kam qenë me ty edhe të kam parë sa e aftë je ti në atë që bën. Arsyeja e vetme pse nuk të jam çuar ty nga intervista ka qenë mos t’i jepja zë emisionit tënd nëpër portale. Live do isha çuar, do kisha ikur dhe do të kisha thënë “të kam dhj*rë m’u në emision, m’u në moderatore”. Sepse ti je e paaftë dhe nuk di të sillesh me njeriun që të respekton. Dhe ja ku po ta them, nëse kam ardhur tek ti në intervistë, ka qenë sepse më ka detyruar producenti. Sepse për ty kurrë nuk kisha ardhur. Ti më je lutur që të vija, kaq e njohur jam, sa gazetarja jote më thoshte “Të lutem, a do na vish në intervistë?”, dhe i kam thënë producentit “nuk kam qejf të iki tek kjo goca, nuk më pëlqen!”

 

egli gerta emisioni

Lini një Përgjigje