TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Shkurt 2024, 10:58

“Im atë ishte i dhunshëm”, rrëfehet Roza Lati: Babi më rrahu për 50 lekë çamçakëz

Shkruar nga Pamfleti

“Im atë ishte i dhunshëm”, rrëfehet Roza Lati: Babi

Roza Lati ka rrëfyer e prekur periudhën e vështirë të fëmijërisë, kur babai ushtronte dhunë ndaj saj dhe më pas ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë e tumorit në kokë.

Siç tregon ajo, e gjitha ka ndodhur kur ishte 5 vjeçe dhe ajo i ka kërkuar të atit 50 lekë për çamçakëz pasi pa shoqet e saj të blinin.

“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij. Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëza. Kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çëmçakiz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshkiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike.  Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ia kërkuar fare”, tregon ajo.

roza lati babai dhune

Lini një Përgjigje