TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Shkurt 2024, 09:46

E lyer me miell, Erjola qan nëpër shtëpi: Shoh hije, jam zgjuar me shenja në trup

Shkruar nga Pamfleti

E lyer me miell, Erjola qan nëpër shtëpi: Shoh hije, jam zgjuar

Një ngjarje e pazakontë ka shokuar banorët e ‘Big Brother Vip’, mbrëmjen e djeshme. Erjola është parë në sallonin e shtëpisë e mbuluar me miell dhe duke qarë me ngashërim. Ajo shprehet se ka parë hije nëpër shtëpi dhe ka ndjesi frike dhe ankthi herë pas here.

“Natën shikoj hije nëpër shtëpi. Jam zgjuar me shenja në trup”, tregoi ajo.

Kjo gjë i ka shokuar banorët të cilët e kanë nxjerrë në oborr dhe janë munduar ta qetësojnë. Kjo situatë është parë me shqetësim edhe nga ndjekësit e formatit të cilët kanë shprehur keqardhje për banoren.

Teksa qante më dënesë,Ilnisa ka ndërhyrë duke djegur kripë, si një ritual që synon të sjellë qetësi dhe mbështetje për Erjolën, në përpjekje për të lehtësuar ankthin që po përjeton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

erjola doci hije miell

Lini një Përgjigje