
Në çdo moment krijohen dinamika të reja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Këtë javë banorët kanë vendosur që të kenë buxhet personal dhe jo në grup ashtu siç ka qenë deri më tani. Ama duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Romeos, pasi mendon se është një skemë për të krijuar sherre dhe shprehet se do të ketë shumë zënka këtë javë.
Romeo: Do plasë sherri, kjo ndarja e buxhetit do zihen shumë në shtëpi, do çohet njëri natën do marrë ndonjë gjë
Ilnisa: Nëse do të futësh duart te buxheti jonë futi o Romeo askush nuk po e bën problem
Lini një Përgjigje