TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Janar 2024, 19:33

"Mendon se po të shfrytëzon Meritoni?”, Ilnisa vihet në siklet: Nuk ndodh kurrë

Shkruar nga Pamfleti

"Mendon se po të shfrytëzon Meritoni?”, Ilnisa vihet

Flirtet e Meritonit dhe Ilnisës janë vënë re që në nisje të këtij Big Brother VIP, marrëdhënie që është diskutuar shumë edhe nga banorët e tjerë.

Një nga këto biseda u realizua mes Ilnisës dhe Vesës, ku kjo e fundit i ka drejtuar disa pyetje, në lidhje me Meritonin dhe se sa i vërtetë është ai në ndjenjat e tij.

E pyetur nëse po shfrytëzohet për lojë nga Meritoni, Ilnisa përgjigjet pa u menduar se "gjithçka mund të mendojë, por kjo nuk ndodh kurrë".

Biseda mes tyre:

Vesa: A mendon se po të shfrytëzon?

Ilnisa: Se besoj në botë! Gjithçka mund të mendoj po këtë kurrë…

Për t’ia kthyer pyetjen në të njëjtën monedhë, Ilnisa pyet Vesën, nëse mendon që po shfrytëzohet nga shoqëria.

Vesa: Ti e ke më personale, sepse ka ndodhur në Big Brother të tjerë, që e kanë bërë për lojë

Ilnisa: Nuk është ky rasti. Unë mendoj çdo gjë të mundshme, e vetmja gjë që nuk mendoj është kjo

Ilnisa dhe Meritoni shkëmbyen edhe puthjen e parë “zyrtare” në buzë, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Lini një Përgjigje