TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Dhjetor 2025, 18:55

I zuri vendin në programin e mëngjesit, Neada Muçaj kapet duke 'sulmuar' Heidi Bacin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

I zuri vendin në programin e mëngjesit, Neada Muçaj kapet duke

Neada Muçaj, ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj lidhur me ndryshimet e fundit në programin e mëngjesit “Wake Up”, duke shigjetuar drejtpërdrejt zëvendësuesen e saj, Heidi Bacin.

Largimi i saj dhe i Enxhi Nasufit nga Top Channel erdhi pas konfliktit fizik mes dy vajzave në ambientet e televizionit, vend të cilin e zuri menjëherë ish-banorja e Big Brother.

Së fundmi, në faqen zyrtare të emisionit, një ndjekës ka lëshuar kritika të forta ndaj Blendi Salajt për këtë bashkëpunim.

“Një gazetar kaq i aftë e uli veten në komerc me Heidin që mezi lidh dy fjalë… nuk na vjen e keqja nga të paaftët, por nga të aftët që promovojnë injorancën,” shkruhej në koment.

Vëmendje mori fakti se vetë Neada e ka aprovuar këtë kritikë, duke i bërë “like” komentit në fjalë.

I zuri vendin në programin e mëngjesit, Neada Muçaj kapet duke

 

Ky gjest konfirmon qartë se marrëdhënia mes ish-stafit dhe drejtuesve të rinj të formatit mbetet e tensionuar dhe Neada nuk e ka kaluar lehtë zëvendësimin me Heidin.

Lini një Përgjigje