TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Dhjetor 2025, 14:32

‘Trazoi ujërat’ sapo hyri në ‘Grande Fratello’, mediat italiane ‘gërmojnë për të shkuarën e Dolce-s dhe publikojnë fotot si ka qenë

Shkruar nga Pamfleti

‘Trazoi ujërat’ sapo hyri në ‘Grande

Hyrja e Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” ishte jo pak pompoze dhe gjithaq provokuese. Kjo ka bërë që publiku italian të ketë kureshtje dhe mediat e vendit fqinj të ‘gërmojnë’ në të shkuarën e saj.

Ndërsa publiku italian dhe ai shqiptar janë mësuar ta shohin me look-un e saj karakteristik biond dhe me flokë të shkurtra, e kaluara e saj fsheh një pamje krejtësisht tjetër.

Mediat italiane kanë publikuar së fundmi disa foto të vjetra të banores, ku ajo shfaqet pothuajse e panjohur me flokë të gjata dhe të zeza.

Në këto imazhe, Dolce shihet në stile të ndryshme, herë me një bluzë me kuadrate e herë me veshje më klasike, duke dëshmuar transformimin drastik që ka pësuar ndër vite.

Këto imazhe kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj banores shqiptare, e cila tashmë po komentohet jo vetëm për lojën, por edhe për ndryshimet e saj estetike.

‘Trazoi ujërat’ sapo hyri në ‘Grande ‘Trazoi ujërat’ sapo hyri në ‘Grande

dolce para dhe pas foto brune

Lini një Përgjigje