Hygerta Sako sapo ka mbushur plot 47 vjeç dhe thotë se po e shijon çdo periudhë të jetës së saj.
Ajo thotë se një rol të madh ka luajtur gjenetika, por nuk pranoi se ka bërë ndërhyrje estetike.
“Unë kam akoma dhëmbët e mi origjinalë, nuk i kam prekur asnjëherë, pikërisht për këtë, madje nuk i kam zbardhuar ndonjëherë pikërisht për këtë arsye sepse kam frikë që nesër, pasnesër, nuk e di se çfarë efekti mund të më japin kështu që mund t’i prish punë vetes dhe mund ta shëmtoj veten time më shumë. Unë mundohem të mirëmbaj këtë lëkurë që kam. Fatmirësisht i ngjaj sime mëje e cila sot është 80 vjeç dhe ka një lëkurë për t’u pasur zili. Nuk ka pikën e rrudhës, ka vetëm forcën e rëndesës që asaj nuk kemi çfarë t’i bëjmë, është e pashmangshme dhe unë kam fatmirësisht lëkurën e saj. Jo vetëm unë, por edhe motra e vëllai im. Të tre nuk e tregojmë moshën që kemi realisht. Pjesa tjetër pastaj, unë përpiqem që mos të abuzoj në kuptimin që të bëj një jetë të shëndetshme, të ha shëndetshëm, të bëj gjumin aq orë sa më duhet, mos të dal shumë netëve jashtë shtëpisë, me regjim, alkool nuk fus në gojë. Me cigaren kam pak problem, kam përshtypjen do të dukesha shumë më e re nëse nuk do ta kisha pirë ndonjëherë edhe cigaren, por atë e kam defekt dhe mesa duket nuk do të heq dorë ende. Përveç asaj që është vesi im i vetëm, unë nuk kam asnjë lloj vesi”.
Hygerta vërtet ngjan mirë, por jo se është pa ndërhyrje estetike. Ish-miss-i i ka fotot në internet dhe është gjithçka lehtësisht e verifikueshme. Sako, ka patur periudhat e veta të ulje-ngritjeve përsa i përket avancimit të moshës dhe sigurisht të mirëmbahesh bën shumë mirë. Por nuk ke pse të mohosh ndërhyrjet, kur në fund të fundit kanë shërbyer për përmirësim të pamjes. /Pamfleti
Lini një Përgjigje