
Aktorja e njohur Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini do të bëhen prindër për herë të parë.
Bjordi Mezini dhe Anna Lika prej kohësh janë në një lidhje dashurie, e cila mesa duket do të bekohet me një fëmijë.
Ditën e sotme, revista “Who” ka publikuar disa foto të Annës dhe Bjordit në një festë ku zbulojnë se do të bëhen prindër për herë të parë. Anna shihet e veshur me një fustan të bardhë pas trupit ku dallohet forma e barkut të rrumbullakosur.

Duket se festa mund të jetë një “gender reveal” por, nuk bëhet e ditur gjinia e fëmijës.
Ndërsa çifti nuk ka reaguar ende për të konfirmuar lajmin nëse aktorja është në pritje të ëmbël.
Lini një Përgjigje