TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Nëntor 2024, 11:24

“Hipa në makinë dhe qava”, JLo preket para fansave për anulimmin e turneut

Shkruar nga Pamfleti

“Hipa në makinë dhe qava”, JLo preket para fansave

Në një intervistë në The Graham Norton Show, këngëtarja u kërkoi falje të gjithë fansave të saj për anulimin e turneut të saj, This Is Me… Live, asokohe për të kaluar kohë me familjen e saj.

“Unë do të doja t’u kërkoja falje fansave, sepse e di që shumë prej tyre ishin përgatitur. Unë në fakt, pashë fansat këtu që më thanë, kjo ishte në të vërtetë shumë prekëse, pasi dolën nga hoteli dje, dikush tha: “Oh, kisha bileta për të shkuar të të shihja”, dhe unë thashë, “Mua më vjen shumë keq, më fal” dhe ai tha: “Mos kërko falje. Ne të duam. Fillova të qaja menjëherë.”

Në atë kohë, një djalë nga publiku pranoi se ishte ai fansi me të cilin ajo ishte takuar dhe Lopez tha me zë të lartë: “Ishe ti?! O Zot.”

Më vonë, aktorja u ngrit nga vendi dhe e përqafoi fansin. Ajo vazhdoi duke thënë.

“Hipa në makinë dhe qava. Sinqerisht, ishte shumë e vështirë për mua ta anuloja dhe nuk e kam bërë kurrë më parë. Më vjen keq.”

jlo anulim turneu fansat

Lini një Përgjigje