TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Nëntor 2024, 11:18

Stilistja e zhgënjyer me produksionin e Big Brother Kosova: Hoqën logot e mia nga veshjet me dhunë

Shkruar nga Pamfleti

Stilistja e zhgënjyer me produksionin e Big Brother Kosova: Hoqën

Stilistja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova ndau së fundmi një përvojë të papëlqyer në emisionin “Shok Podcast”, ku rrëfeu sfidat që përjetoi me bashkëpunimin në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Duke folur me moderatorin Fisnik Juniku, ajo zbuloi se kishte bërë një marrëveshje paraprake me disa prej banorëve – Gjesti, Arion dhe Besforti – për të krijuar veshje të personalizuara për shfaqjet e tyre në spektaklet “prime”.

Megjithatë, Rugova shprehu zhgënjimin e saj të madh pasi produksioni i emisionit vendosi të largojë logot e markës së saj, “Bukur”, nga veshjet e dizenjuara, në mënyrë të papritur dhe të detyruar. Ajo tregoi se edhe pse kishte kërkuar që logot të qëndronin si pjesë e marrëveshjes, ato u hoqën pa leje, duke lënë shenja të qarta në kostumet e Arionit dhe Besfortit.

blerina kllokoqi rugova logo bbvk3

Lini një Përgjigje