
Gazetari Blendi Fevziu është përballur me një surprizë interesante teksa shëtiste në kryeqytetin e Ganas, Akra.
Ndërkohë që po shëtiste në një treg, njëra prej shitësve aty i propozoi atij për martesë duke e ftuar të futej në çadër bashkë me të.
“Hajde këtu. Je burri im”, thërriste gruaja në mes të tregut në një situatë që në fillim Fevziut i ngjalli kureshtje, por gjërat ndryshuan kur gruaja e “dashuruar” tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Video është publikuar në Instagramin e Blendit, me postimin përkatës: Kur del dikush që thotë je burri im në pazarin e Acres në Gana. Sipas përkthimit të shqiptarëve këtu, më thotë: njeri i bardhë. Unë i përcëlluar nga dielli.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje