TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2024, 12:40

Gjykata hodhi poshtë dënimin për për*dhunim, Harvey Weinstein shtrohet në spital

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata hodhi poshtë dënimin për për*dhunim, Harvey

Harvey Weinstein është shtruar në spital disa ditë pasi dënimi për përdhunim në Nju Jork i vitit 2020 u rrëzua për shkak të gabimeve në proces, lajmëroi avokati i producentit.

72 vjecari sipas përfaqësuesit ligjor u transferua në një spital të Manhatanit të premten për shkak të problemeve shëndetësore.

Weinstein  u dërgua në spital pasi mjekët e burgut ku po qëndronte përcaktuan se ai kishte nevojë për "kujdes të menjëhershëm mjekësor".

"Një sërë testesh janë duke u kryer mbi Harvey dhe ai po mbahet për vëzhgim," tha  përfaqësuesi lgjor.

Avokatët e Weinstein kanë zbuluar me herët se producenti ka pasur një sërë shqetësimesh shëndetësore, përfshirë diabetin dhe problem që prekin zemrën dhe sytë.

Në vitin 2020, ai kaloi pesë ditë në spital për probleme të vazhdueshme të zemrës dhe dhimbje gjoksi.

Më herët gjatë javës, Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë dënimin e Weinstein në Nju Jork për krime seksuale.

Vendimi përcaktoi se 72 vjecari nuk pati një  gjykim të drejtë pasi prokurorët në çështjen kryesore #MeToo thirrën dëshmitarë, akuzat e të cilëve nuk ishin pjesë e padive ndaj tij.

Gjykata e Apeli urdhëroi një process të ri gjyqësor.

Në gjyqin e tij në vitin 2020, Weinstein u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një ish asistenteje në vitin 2006 dhe përdhunimin e një aktoreje të re në vitin 2013.

Ai u dënua me 23 vjet burg

Pavarësisht rrëzimit të këtij vendimi ai do të vazhdojë të qëndrojë në burg pasi u dënua me 16 vjet burg nga një Gjykatë në Los Anxheles në 2022 për një tjetër përdhunim.

Akuzat ndaj Weinstein, dikur një emër i njohur dhe i fuqishëm në botën e kinematografisë përfshirë prodhime që janë vlerësuar me Oskar nxitën lëvizjën #MeToo që denoncoi skandale seksuale deri në nivelet më të larta të Hollivudit.

 

harvey weinstein spital

Lini një Përgjigje