
Pasi Egli puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por, për Anaid Klotin, kjo ishte një skenë e sajuar dhe një përpjekje për të rikthyer famën e humbur, meqë publiku i do bashkë.
Përmes një postimi shumë të gjatë dhe simbolik me titullin ‘Kur ra fama’, Kaloti rrëfen një episode që, sipas tij, ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother Vip Kosova, ku ai u takua me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz. ‘Plaku’ është referimi që Anaidi i bën vetes dhe kishte një këshillë për çiftin:
“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut…që iu besuan dhe ju deshën bashkë!”
Ai tregon se Egli ishte e gatshme të vazhdonte lidhjen, por ndryshon puna tek Gjesti: “Egli ishte dakort, por Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca t’i hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”
Për më tepër, ai zbërthen mënyrën se si Gjestit, sipas tij, nuk i interesonte më apak Egli: “Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë…sa vjen momenti që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis”
E si për t’i vënë pikat mbi ‘i’, Anaidi përfundon:
“Morën të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun, por edhe veten….QESHARAKE! Asnjë nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët! Sa më lart të ngjitesh, aq më të vështirë do e kesh të ngrihesh kur të biesh poshtë”, përfundon Kaloti.

Lini një Përgjigje