TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Korrik 2025, 13:35

Rrahën 29-vjeçarin, Meriton Mjekiqi dhe i vëllai shpallen në kërkim nga Policia

Shkruar nga Pamfleti

Rrahën 29-vjeçarin, Meriton Mjekiqi dhe i vëllai shpallen

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, është shpallur në kërkim nga autoritetet, së bashku me vëllain e tij, pas dyshimeve për përfshirje në një incident të dhunshëm.

Sipas burimeve të afërta me rastin, dy vëllezërit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një ngjarje që ka përfunduar me lëndimin e rëndë trupor të një 29-vjeçari.

Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor” nga Policia dhe dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e tyre, përfshirë edhe bastisjen e banesës së tyre në Obiliq, por të dy nuk janë gjetur aty. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

meriton mjekiqi kerkim policia

Lini një Përgjigje