
Aktori i njohur i humorit, Jul Deda, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ndau me publikun detaje të rralla nga njohja me bashkëshorten e tij, me të cilën ka tashmë një lidhje 27-vjeçare.
Me stilin e tij të batutave, Deda tregoi se takimi i parë me të shoqen ka ndodhur në Shkodër dhe se fillimisht e kishte parë “nga pas”, por më pas kishte ndjerë dëshirën për ta njohur më mirë. “Thashë: ‘Çfarë është kjo? Prit ta shoh nga para!’”, u shpreh ai me të qeshur.
Aktori pranoi se në fillim ishte pak i papërshtatshëm në sjellje, gjë që sipas tij mund të ketë ndikuar që bashkëshortja ta pëlqejë. “Mund të them se kam qenë pak i patakt, ndoshta kjo e ka bërë për vete”, shtoi ai.
Një moment i veçantë për çiftin është data 2 korrik, që shënon ditën kur janë puthur për herë të parë, plot 27 vite më parë.
Duke komentuar mbi marrëdhëniet në çift, Deda tha: “Nuk është xhelozia që shpëton një lidhje. Ajo më shumë e dëmton. Shikoni statistikat e divorcit. Shkaku? Martesa!”
Lini një Përgjigje