
Mesa duket Gjesti ka nisur të ketë pak ‘ftohtë’ në shtrat, që nga momenti që Egli është rikthyer por nuk fle më me të. Banori ka diskutuar me këngëtaren për raportin e tyre, duke thënë: "Gjendja është e rëndë. Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të njëjtin vend. Shihemi rrallë dhe secili në krevatin e tij."
Egli: Më merr malli se kemi kaluar edhe mirë, kemi qeshur, kemi folur për familjen, nuk kam kaluar vetëm keq por ti i shkatërrove të gjitha. Unë të mirat nuk i harroj gjithësesi.
Gjesti: Unë e shoh që edhe ti do të jesh me mua por ke frikë, nuk ke besim te mua dhe te vetja.
Egli: Te vetja kam unë por nuk kam te ti. E kam thënë që në momentin e parë që kam ndjerë diçka për ty. Unë e di se çfarë dua, ti jo.
Lini një Përgjigje