TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2025, 12:40

Tiri përfshihet në sherrin mes Xhenetës dhe Krisës: Fshatare me botoks

Shkruar nga Pamfleti

Tiri përfshihet në sherrin mes Xhenetës dhe Krisës: Fshatare

Mes Krisës dhe Xhenetës pati një sherr të fortë në ‘E diell’, aq sa debati degradoi në shprehje fyese.

Ishte Xheneta, e cila me impulsivitetin e saj i tha Krisës se ‘të jap 20 euro të mos flasësh më për mua’, duke bërë që ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4 të ‘shpërthejë’ në ofendime.

Por duket se nuk ka ‘mbetur’ jashtë këtij sherri as Tiri, i dashuri i Krisës, i cili në Instagramin e tij i është kthyer shumë keq Xhenetës, duke e quajtur një ‘fshatare me botoks’ dhe duke akuzuar produksionin se është ‘turp’ të mbash një si Xheneta në panel.

“O Xhenet, na të t’jap unë një 7-mijë leksh, vetëm mos e hap më atë gojë, se ma çan atë që s’thuhet, sa herë flet. Fshatare tipike që zbret në qytet dhe gjëja e parë që bën janë botoksi dhe fillerat. E di që turp për ty s’është, po që është turp për ata që të mbajnë aty”, shkruan ai.

tiri krisa dhe xheneta

Lini një Përgjigje