
G Bani ka rrëfyer në një intervistë eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip 4 dhe situatat e fundit mes banorëve.
Ai ka treguar për momentin kur iu kërkua të dilte nga Big Brother VIP si pasojë e shëndetit të të atit.
“Më erdhi keq, sepse nuk e shpjegoj dot me fjalë çfarë situate emocionale kisha. Nga njëra anë ishte babi e nga ana ana tjetër po ikja nga një ambient me ndjenja shumë të forta, do më mungonte shtëpia, do më mungonte një njeri aty brenda. Nga momenti që ika nga aty e deri sa arrita në shtëpi, kam pasur njerëz që më pyesnin si është babi dhe e bënte më intensive situatën. Sa të poshtër ca njerëz që i bëjnë ca foto si paparacë! Është ofenduese, është kriminale. Ta shikosh që kisha atë hall që kisha dhe ta kesh mendjen të më bësh foto. Është falcitet”, u shpreh ai.
Por gjatë intervistës, ai tha një detaj që ngriti shumë dyshime: “Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenurit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt. Me të dashurin e saj nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh”.
Kjo frazë na bën të dyshojmë nëse G Bani ka dalë për emergjencën shëndetësore të të atit, apo sepse familjarët e tij janë shqetësuar pas reagimit të të dashurit të Danjës. Ju si mendoni? /Pamfleti
Lini një Përgjigje