TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2025, 11:08

Egli nuk ka më nevojë për Danjën, ‘kriset’ miqësia mes dy banoreve të Big Brother (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Egli nuk ka më nevojë për Danjën, ‘kriset’

Egli Tako u afrua shumë me Danjën gjatë kohës që kishte probleme me Gjestin dhe ndihej e ofenduar dhe refuzuar prej tij. Ajo shpesh është parë të qajë në supin e Danjës dhe kjo e fundit e ka mbështetur. Por duket miqësia mes dy banoreve është krisur tani që Egli ka forcuar raportin me Gjestin.

Ato kanë zhvilluar një debat të ashpër me njëra-tjetrën, duke hedhur akuza të shumta.

Ka qenë Egli që i ka thënë se e nxori fytyrën e vërtetë dhe se i ka besuar asaj për çdo gjë. E në anën tjetër Danja tha se ka ndenjur me të në shtëpi vetëm që të largohej nga Gjesti.

“Ke dashur të rrije me një vajzë që të mos rrije me Gjestin. Je mashtruese”, i tha Danja, mes toneve të larta të të dyja banoreve.

“Të kam vlerësuar tamam, edhe kur më kanë pyetur nuk kam folur asnjë gjalë të keqe. Shumë e padrejtë, të të vijë turp nga vetja. E nxore fytyrën, dhe më vjen aq keq që e nxore. Kur më kanë thënë shoqja jote Danja, i kam thënë jo, nuk jam e mërzitur me të. Je e pafytyrë”, u kundërpërgjigj Egli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

egli dhe danja sherr

Lini një Përgjigje